Mustafa paralajmëron kandidatët e LDK-së: Mos vedosni posterë, do t’ua publikojmë emrat

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar kandidatët që nuk respektojnë vendimet e partisë, të cilat kanë të bëjnë me mospërdorimin e posterëve për fushata.

Përmes Facebookut, Mustafa ka paralajmëruar se LDK do të ua publikojë emrat të gjithë atyre kandidatëve që nuk respektojnë vendimin e partisë për të mos përdorur posterë gjatë kësaj fushate, para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Postimi i plotë i Mustafës:

“LDK do të publikojë emrat e atyre që nuk respektojnë heqjen dorë nga posterët, që dëmtojnë ambientin dhe buxhetin e partisë. Do të kërkojmë që dënimet t’i paguajnë ata që thejnë rregullat dhe se nuk do të kërkojmë votë për ata/ato nga qytetarët dhe anëtarësia e LDK-së”, ka paralajmëruar Mustafa.