Analisti kosovar Imer Mushkolaj, ka komentuar protestën e cila po mbahet për ta kundërshtuar ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se dikush duhet t’i tregojë “patriotave” se statuja e Car Lazarit në Graqanicë nuk është kundërshtuar, kaq sa u kundërshtua bukuroshja e Prishtinës (Xhamia Madhe).
Ai gjithashtu i ka treguar atyre që nuk e dinë, se Graqanica është shumë afër me Prishtinë dhe sipas tij, trimëria duhet treguar me ata e “jo më bijtë e vendit tuaj”.
Postimi i plotë:
Tregoni dikush këtyre “Patriotave” se statuja e Car Lazarit në Graqanicë nuk është kundërshtuar kaq sa u kundërshtua bukuroshja e Prishtinës (Xhamia Madhe) !
Për ata që nuk e dinë, Graqanica është shumë afër me Prishtinë, tregojeni trimërinë me ata… jo me bijt e vendit tuaj !