Murat Jashari “1443 pyetje për Hashim Thaçin” : Trego pse u torturua edhe kufoma e Ali Ukës!!!?
Media Kosova
29 Oct 2017
Letra e shenjtë, publike
Murat Jashari
Për Hashim Thaçin dhe mediat e shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe.
- Zotëri Thaçi po fillojmë me një proverb popullore « Vra natën e qajë ditën » a është kështu?
- Në fillim të korrikut 1998 natën duar lidhur vrave Behajdin Allaqin dhe ditën më 30 tetor 1998 në Komunikatën Nr.61 të SHP të UÇK-së e shpallët dëshmor të kombit, me humbë gjurmë, a është kështu?
- Pra plotë 110 ditë mbase se e vrave, e publikuat Komunikatën, a është kështu?
- Dëshmorët varrosen me nderime ushtarake, a është kështu?
- Me skuadrën Truproja e Nderit, apo jo?
- Kush ishin luftëtarët e lirisë të asaj skuadre?
- Kush ishte Oficerë i asaj Skuadre ?
- Sa ushtar lirie e komandant morën pjesë në varrim?
- Të cilës Zonë dhe cilës Brigadë?
- Ku u varrosë Behajdin Allaqi?
- Pse nuk ftuat asnjë anëtar të familjes së Behajdin Allaqit në varrim?
- Mbas 14 vjetëve pse nuk i tregoni familjes së Behajdin Allaqit se ku e keni varrosur?
- Ke mundësi t’i tregojsh popullit se si ke ardhur në krye të Unionit Studentor?
- Si ka patur mundësi Xhavit Haliti dhe Azem Syla të jenë shumë të sigurt se ti Hashim Thaçi do të bëhesh kryetar ende pa ndodhur zgjedhjet mbrenda organizatës studentore?
- Kush i informoi?
- Ku është bazuar kjo siguri?
- Mos ka qenë e përgatitur edhe kjo nga shërbimi serb për t’i kontrolluar studentët?
- Para teje, a ishte Genc Kelmendi kryetar i unionit studentor?
- Genc Kelmendi a është shok me ty dhe Kadri Veselin i PDK-së?
- Genc Kelmendi a ishte dhe është shok dhe zëvendës i Ramë Marës i LDK-së?
- Ramë Maraj a ishte nga 1992 punëtori i SHIK-ut (në Shqipëri) dhe pas Rambujes shef i SHIK-ut të LDK-së?
- Genc Kelmendi (SHIK) a ishte numër dyshi i Sigurimit të Atdheut pas Ramë Marës (SHIK)?
- A tentuat ju SHIK-istat të bëni luftë civile? Jo krahu i luftës, jo Sigurimi i Atdheut!!!
- A tentuat ju SHIK-istat t’i prishni familjet shqiptare mes veti? Jo PDK-ja, jo LDK-ja!
- A tentuat ju SHIK-istat t’i ndani shqiptarët? Jo majtist, jo djathtist!
- Ju SHIK-istat ose UDB-ashët keni qenë gjithë herë bashkë, apo jo?
- Popullin a e keni bërë pikë e pesë?
- A mund të themi se UDB-a ose SHIK-u ka kontrolluar Unionin Studentor sikur LPK-ën, LKÇK-ën dhe LDK-ën?
- Në çdo vend të okupuar, a ekziston frika nga studentët?
- Studentët në momentet kritike iniciojnë ndryshimet apo jo?
- Të gjithë studentët të asaj kohe flasin me fakte që ke kandiduar me dhunë, a është kështu?
- A flasin të gjithë për një grusht shtet me paramilitarët e tu?
- Pas saj 1991, të emërojnë në kryesi të Universitetit si prorektorstudent?
- Kush të ndihmoj përsëri për atë post?
- Sikur sot shërbimi, SHIK-u a mundohet të kontrolloj Universitetet private dhe publike me emërime politike?
36.Në vitin 1991 nuk ishte SHIK-u por UDB-a që të mundësoj të bëhesh prorektorstudent, apo jo?
- Pas saj largohesh për në Austri dhe më vonë në Zvicër apo jo?
- Pse ke hyr në LPK ? Kush të urdhëroj të hyjsh në LPK?
- Te cili Këshill Popullor i LPK-së ke militua në Zvicër?
- Me banim ke qenë në Cyhri, por në Këshillin e Cyhrit ku kamë qenë unë kryetar nuk ke milituar, a është kështu?
- Cilit arkëtar ja ke dhënë kuaticionin (anëtarësinë) e aderimit në LPK?
- Aksionet e UÇK-së kishin filluar me një intensitet më të madhe nga 1995 apo jo?
- Ti si Hashim nuk ke marrë pjesë në asnjë aksion vet? Ose si organizator të ndonjë sulmit kundër serbëve?
- Ke mundësi të tregosh popullit se si është vrare furnizues edhe financuesi i UÇK-së Remzi Hoxha nga Lëvizja Frontit të Rezistencës në Shqipëri ne 21 tetor 1995 nga SHIK-u i Bashkim Gazidedes, Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit?
- Ke mundësi të tregosh se si është eliminuar zëdhënësi i parë i UÇK-së Ali Uka në banesën tënde më 1997?
- Ku ke qen ti dhe Kadri Veseli kur është vrarë Ali Uka?
- Pse bash zëdhënësi i UÇK-së likuidohet?
- Kujt i ka penguar Ali Uka?
- A i ka penguar Serbisë zëdhënësi i parë i UÇK-së?
- Ti me SHIK-un e keni bërë këtë vrasje për interesat e Serbisë?
- Shërbimet në botë mundohen të shkatërrojnë kokat e organizatave që i pengojnë, a është kështu apo jo?
- Ali Uka, a ka qen në krye të UÇK-së!
- Remzi Hoxha, a ka qen në krye të UÇK-së!
- Kjo, a tregon se Ali Uka ka qen një pengesë për Serbinë?
- Çdo shërbim a mundohet fillimisht ta izoloj personin për ta shfuqizuar?
- Nëse nuk arrin, a mundohet të ja ndryshoj mendjen duke e përpunuar psikologjikisht,ose ta blej, ta korruptoj?
- Nëse nuk arrin, a mundohet ta eliminoj fizikisht?
- A je ti bashkë me SHIK-un vegël e Serbisë në këtë eliminim fizik të Ali Ukës?
- Aq ke patur urrejtje në zëdhënësin e UÇK-së, që ke torturuar kufomën tij! Ke prishë trupin e Ali Ukës!!!?
- Pse ke patur aq urrejte ndaj UÇK-së o Hashim???!!!
- Mund të na tregosh se si është vrarë Zahir Pajaziti i cili ishte ndër kryesoret e UÇK-së bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën më 31 janar 1997?
- Ndoshta mund të na tregon Azem Syla, Rexhep Selimin, ose SHIK-u me mire apo jo?
- Si janë vrarë ne kurth?
- Kush i lajmëroj organet e sigurisë serbe?
- Ti dhe Kadri Veseli morret Shefin Politik të UÇK-së krahun e djathtë të Ukshin Hotit apo jo?
- Pse e vratë Behadin Allaqin shefin politik të UÇK-së?
- Behadin Allaqi, a ishte kryetar i Lëvizjes së Frontit të Rezistencës së Kosovës?
- LFRK ishte Ukshin Hoti,Sokol Dobruna, Remzi Hoxha, Ali Uka, Avdyll Krasniqi (ati Gjeve Lladrovcit), Zahir Pajaziti, Behadin Allaqi dhe shume të tjerë…
- LFRK a ishte organizata e parë që dërgoj ushtarë në trajnim në Shqipëri?
- LFRK a ishte dega politike ilegale e UNIKOMBit të Ukshin Hotit?
- Behadin Allaqi a ishte krahu i djathte i Ukshin Hotit?
- Faktikisht, a fillon organizimi ushtarak nga Lëvizja e Frontit të Rezistencës në vitin 1991?
- Më pas, a i bashkangjiten LPK-ja dhe LKÇK-ja ?
- A kanë qenë komandantet e parë anëtar të LFRK ?
- Ti Hashim bashkë me Kadri Veselin keni vrarë me një plumb në krye Behadin Allaqin dhe e keni zhdukur kufomën e tij, apo jo?
- Pse ti me Kadri Veselin keni vrarë shefin politik të UÇK-së?
- Pse SHIK-u ka vrarë patriotet si Remzi Hoxhen, Ali Uken zëdhënësin e parë të UÇK-së, shefin politik të UÇK-së Behadin Allaqin?
- Ju SHIK-u keni bë propagandë se Remzi Hoxha është njeriu i Serbisë, pse?
- Ju SHIK-u keni bë propagande se anëtarët e familjes Jashari janë të Serbisë, pse?
- Ju SHIK-u keni bë propagandë se Adem Demaçi është i Serbisë, keni lëshuar disa dokumente në Kosovë për të faktuar kinse është spiun, pse?
- Ju SHIK-u keni krijuar propagandë kundër të gjithë patriotëve, pse?
- Pse ti me shokët e tu ke bërë propagandë denigruese për të gjitha familjet patriotike?
- Pse SHIK-u apo UDB ka organizuar kurthat ndaj patrioteve si për Zahirin?
- Deri ne mars/prill të 1998 ke qëndruar në Zvicër mos gabo?
- Mbas ofensivës të Rahovecit ku ke qëndruar në Kosovë?
- A është e vërtet se ke qëndruar në Prishtinë?
- Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar, por ti si Shef i shumë kërkuar nga Serbia (pa i bë asnjë dem) ku je strehuar?
- Ke qen në një vend shumë të sigurt në Prishtinë!?
- Te kush ke qenë?
- Ke mundësi t’i tregojshë popullit!?
- A e dini o popull !!!!? Ku ka qenë ky alamet Drejtor i Drejtorisë Politike i UÇK-së!!?
- Zotëri Hashim Thaçi ishte strehuar tek Faik Morina në Prishtinë njeriu i Arkanit!!!
- A është kështu mor adalet superkomandant??
- Faik Morina ishte i vëllazëruar me Arkanin dhe bile dilte në televizion bashke me te, Zotëri Thaçi?
- Ti, te jarani, te vllau i Arkanit ke pasur konak.
- Shef i UÇK-së dhe i SHIK-ut Hashim Thaçi, Kadri Veseli ishin strehuar te vllau i ARKANit !!!?????
- Nëse nuk është e vërtet dil dhe demantoje këtë!!!!!
- Prej Prishtinës Hashim a ke dal në Maqedoni?
- Kush ta arranzhojke këtë kalim?
- Kush të percjellke deri në Maqedoni?
- A të kalojke Billal Ceka i Glloboçicës?
- Billal Ceka a ishte bashkëpunëtor i sërbëve?
- A ka fakte se ka dhunuar Billal Ceka në kufi gra shqiptare me serbë?
- A ka prova për një dhunim mbi një gru të martuar nga Gjakova bashke policët serb, apo jo?
- Do të thotë shefi i UÇK-së Hashim Thaçi qëndron sigurt tek vëllau i Arkanit, dhe kalon kufijtë me paramilitarët e Serbisë pa asnjë problem?
- Çka i thojnë kësaj pune?
- Ti Hashim Thaçi gjitha lidhjet, gjitha punët tua të orientojnë nga Serbia!
- Në luftë, nuk ke luftuar z. Thaçi!?
- Në financë, nuk ke financuar UÇK-në!?
- Në organizime, nuk ke organizuar asgjë në Zvicër!?
- Do të thotë s’ke vepruar as në Kosovë dhe as në Zvicër, apo jo?
- Si të takoj vendi të Drejtorit Politik të UÇK-së pa bo gjë!???
- Mos të takojë posti sepse ke bërë diçka tjetër?
- Mos të takojë posti sepse ke vrarë shefat e UÇK-së?
- Mos të takojë posti sepse ke vjedhur me shokët e tu fondin «Vendlindja Thërret»?
- Mos të takojë posti sepse e bllokove armatimin e UÇK-së në Shqipëri?
- Mos të takojë posti sepse e sabotove UÇK-në me armë dhe financa?
- Njeriu që likuidon shefat e UÇK-së.
- Njeriu që vjedhë paret e Ushtrisë në kohë lufte.
- Njeriu që rri te armiku sh`lirë në kohë lufte.
- Njeriu që bllokon armatimin për të dëmtuar UÇK-në në kohë lufte.
- Çka i thojnë atij njeriut???
- A i thonë tradhtar atij njeriut?
- A i ke bë të gjitha këto punë për interes të Serbisë?
- Ti a je tradhtar apo spiun apo agjent? Çka je?
- Me rrena, gënjeshtrat e tua ndaj popullit kam bë. Mut ke bë! Tradhti ke bë! Populli nuk te njeh. Por unë do t’i tregojë popullit se kush je.
- Ata që nuk të njohin mendojnë se ke vepruar diçka, por jo aktivistët e vjetër! Të gjithë aktivistët e dinë se nuk ke vepruar asgjë!
- Nuk ke marrë pjesë në asnjë aksion guerilë, a është e vërtetë?
- Kundërshtom nëse nuk janë të sakta pohimet e mija.
- Vetë ke deklaruar në gazeta se nuk ke vrare asnjë serb sepse nuk ke luftuar asnjë herë, a është kështu?
- Ke mundësi ti tregosh edhe njëherë popullit, sesi dhe kush të emëroi «Drejtor të UÇK-së» pa luftuar hiq?
- Aktivitete ushtarake nuk ke patur?
- Aktivitete tua në LPK kanë qenë shumë të vogla për mos të them hiq!
- Nuk je dalluar për punë të mëdha, apo jo?
- Nuk je dalluar për trimëri të veçantë në Zvicër (se për në luftë mos të flasim), apo jo?
- Nuk je dalluar për një kontribut financiar të jashtëzakonshëm, apo jo?
- Nuk je dalluar për një shkollë të madhe ose mençuri të jashtëzakonshëm ?
- Do të thotë nuk ke kontribuar me para, nuk ke kontribuar me gjak, nuk ke kontribuar me mendje dhe u bere SHEF i UÇK-së apo jo?
- Si ka mundësi?
- Ke mundësi t`ia shpjegosh popullit këtë punë?
- Si ka mundësi një djalë i ri si ti, pa asnjë rezultat, pa asnjë punë të kryer në UÇK të bëhet shef i UÇK-së? Dhe madje ti komandojë ata djemtë që luftonin dhe që rrezikonin jetët e tyre.
- A të duket kjo anomali?
- Si ka mundësi një person si ti që s’ka vepruar hiq në Zvicër të merrë vendime në emër të atyre që luftojshin në terren në Kosovë?
- Si ka mundësi të jesh shef i UÇK-së para Ukshin Hotit, Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Behadin Allaqit, Fehmi Lladrovcit, Sokol Dobrunes, Adem Demaçit etj… ?
- Si është e mundur një djalë i ri të bëhet shef për një kohë rekord pa punuar fare në ato organizata? Të avancohet në kryesi të organizatës studentore, të universitetit, të LPK-së dhe të UÇK-së?
- Të gjithë aktivistët që e njohin Z. Hashim Thaçin e dinë se nuk ke kurrfarë trimnie, nuk ke kurrfarë mençurie, por të gjithë e dinë se je dinak apo jo?
- Dinakëria, a është virtyti ose me mirë të them kualiteti i tradhtarëve?
- Dinakë si gjyshi i ytë Sinan Idrizi (Thaçi) oficer i OZNA-s, e i KOS-it që në kohën e vetë Drenicën e kishte sjellë në gishtë, nipi i tij Hashim Haxhi Thaçi po e sjellë krejt Kosovën në gisht me ndihmën e BIA-s e shërbimeve të shteteve të bashkësisë europjane mike të Serbisë, a është kështu?
- Nëse shkojmë me këtë logjik, kur janë vrarë aktivistët e parë dhe shefat e UÇK-së ti ke qenë i përzier në gjitha ato ngjarje?
- Pa u vrarë ata njerëz, ti nuk ishe bë kur shef politik i UÇK-së!?
- Kush ka patur interes të vriten krijuesit e UÇK-së !!? Dihet Serbia apo jo?
- Si është e mundur që ti edhe Serbia keni patur të njëjtat interesa?
- Ti dhe Serbia jeni përqendruar në vrasjen e krijuesve të UÇK-së apo jo?
- A ka patur interes Serbia të infiltroj në UÇK njerëz për ta kontrolluar?
- Do të thotë dikush apo një shërbim sekret t’i ka hapur rrugët për të ardhur në krye të organizatave të ndryshme apo jo!?
- Cili oficer i shërbimit të emëroi si drejtor politik i UÇK-së?
- Pa u vra Adem dhe Hamez Jashari a të kish ardhë rendi me u bo shef i UÇK-së?
- Pa u vra Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci, Behadin Allaqi, Ali Uka etj. a të kishte ardh rendi me u bë shef i UÇK-së?
- A e din populli, se Adem Jashari ty Hashim të ka përzën si qenin?
- Ti Hashim tradhtari me bandën tënde Kadri Vesel, Xhavit Halit, Azem Syla a e keni bllokuar edhe parat edhe armët Adem Jasharit?
- Dhe në tjetrën anë, a e keni mbush Drenicën me lloj lloj propagande kundër familjes Jashari?
- A përputhet me librin e shkruar nga Nafi Çegranin një ish-punëtor të UDB-së për teknikat e shërbimit serbe?
- Ai shkruante se agjentët e UDB-s janë shitur si patriotë, dhe në anën tjetër kanë denoncuar si tradhtarë patriotët e vërtetë.
- Teknika tjetër, a ka qenë kur binte ne sy një person shume aktivë, dinamik UDB-a e ka rrethuar me njerëz të vetë ?
- Për një patriotë 15 spiun kanë gravituar rreth tij dhe ju kane paraqit si shok.
- Kur thonë 15 veta për një njeri që është spiun. Do të mbetet spiun pa qen.
- Populli do t’i besoj atyre 15 vetave e jo patriotit të vetmuar, të izoluar, të denigruar, të deformuar dhe te demoralizuar nga UDB-a.
- Ju SHIK-u e kishit rrethuar Adem Jasharin dhe e keni shkatërruar psiqikisht me propagandat e juaj.
- Kjo është metoda UDB-së dhe e SHIK-ut për t’i thyer shpirtërisht, për t’i zhgënjyer patriotët.
- Ashtu keni vepruar edhe me Behadin Allaqin?
- A keni thënë se është njeriu i Serbisë sepse si organizator është dënuar me pak se te tjerët, apo jo ?
- Ju vete kryesia e LPK-së i keni dhënë emrat e të gjithë aktivistëve, ju i keni pasur listat e anëtarëve!!!
- Arrestimi masive të 350 anëtareve në gusht1993, a është organizuar nga ju bashkarisht me serbët?
- Ju kryesia e LPK-së i keni dorëzuar listat serbëve ? Mundësi tjera nuk ka !?
- LPK-ja, a ka qen organizuar në celula treshe (3 veta për një celul)?
- Nëse një njeri arrestohet mund të flas vetëm për 2 veta, e jo më shumë !?
177.Serbia a ka mundur të percjell me qindra veta ashtu !?
- Por ju kryesia e LPK-së, a i keni pasur të gjitha informacionet e nevojshme për ksto arrestime?
- Mbledhjen e jashtëzakonshëm në Zvicër anëtaret ju kane akuzuar juve kryesinë e LPK-së për këtë tragjedi apo jo?
- Ju jeni përgjegjës se është zënë një kompjuter në Kosovë me emrat të aktivistëve te Lëvizjes a është kështu?
- Xhavit Haliti dhe të tjetër e humbën ftyrën, u bën tokë a është kështu?
- Ne terren në Kosovë tradhtinë e juaj ja hedhet Behadin Allaqit?
- Ju SHIK-u keni akuzuar si njerëz të Serbisë: Remzi Hoxhen, Jasharët, Behadin Allaqin, Haradinajt dhe më vonë Adem Demaçin etj,etj…?
- Ti dhe SHIK-u keni lëshuar disa letra, disa fotografi në Kosovë për të diskredituar Adem Demaçin dhe patriota të tjerë apo jo ?
- Specialiteti juaj është patriotët t’i paraqiteni si spiun dhe spiunët e juaj të Serbisë t’i paraqitni si patriota te shqiptarëve?
- Ty Hashim SHIK-u (UDB-a) ta ka ndërtuar një reputacion, një famë të rrejshëm për të të ngritur si patriotë të shqiptarëve, kinse ke luftuar etj, etj… Por faktikisht, je patriotë por i Serbisë e jo të shqiptarëve!!!
– POLITIKE
- Tash të flasim politikisht, Serbia deri në 1996 nuk ishte e interesuar të merrej me çështjen e Kosovës apo jo?
- Deri në 1995, Serbia a kishte 2 fronte në Kroaci dhe ne Bosnje?
- Qëllimi i Serbisë a ishte të mbahet qetësia në Kosovë deri pas Dejtonit?
- Ju si njerëz të shërbimeve serbe keni patur urdhër të përcillni situatën sidomos në organizatat patriotike shqiptare si LPK, LFR, LKÇK?
- Serbisë nuk i interesonte të hapet një front tjetër në Jug me Kosovën pas atyreve të Kroacisë dhe të Bosnjës, apo jo?
- Serbia, a do të kishte shumë vështirësi të menaxhoj 3 fronte?
- A është deshtë rehati në Kosovë për hesapet e Serbisë?
- Kush e organizonte atë rehati në Kosovë?
- Për ta mbajtur qetësinë, Serbia a përdori Rugovën me LDK për ta kontrolluar terrenin?
- Pas Dejtonit, ndërkombëtarët a kushtëzuan heqjen e embargos Serbisë me disa liri ndaj shqiptarëve?
- Për t’i mundësuar heqjen embargos Serbisë, Rugova a firmosi një marrëveshje me ndërmjetësim të organizatës San Egidio për arsim me Millosheviqin me 1 shtator 1996?
- Me këtë marrëveshje Serbia a tregoj vullnet të mirë para ndërkombëtarëve?
- A ishte një shërbim i kryer në favor të Serbisë?
- Për heqjen e embargos përveç nënshkrimit, Rugova a bënte lobimi për Serbinë !?
- Rugova çdo kund thoshte Serbia po vuan nga embargo, por Kosova po vuan edhe me shumë, a ishte kështu Z. Thaqi?
- Pas heqjes së embargos, Serbia a tërheqi ushtrinë nga Kroacia, nga Bosnja dhe i dërgoj në Kosovë?
- Serbia dërgoj ushtrinë, paramilitarët, policinë, refugjatë serb të Bosnjës, të Kroacisë në Kosovë, a është e vërtet ?
- A e mbushi Serbia Kosovën me forcat e veta ?
- Serbia, a e konsolidoj pozicionin e vet në Kosovë ?
- Serbia, a i përqendroj të gjitha shërbimet sekrete në Kosovë dhe Shqipëri?
- Serbia, a kishte arrit të krijoj SHIK-un me Bashkim Gazidedën, Mehmet Krajën, Xhavit Halitin, Ramë Maraj, Kadri Veseli, Ismet Kryeziun etj …apo jo ?
- Ismet Kryeziu ishte në LFRK, LKÇK, LPK, LDK por a ishte edhe këshilltar i Rugovës (kjo ndodh me agjentet e nivelit të lartë prezent në 2 -3 organizata LFRK dhe në LDK) ? shok i ngushtë i Xhavit Halitit.
- Ibrahim Rugova ishte shumë mirë i informuar nga Ismet Kryeziu se çka ndodhte me UÇK në Shqipëri !!!
- Kishte informacione nga zyra e LDK-se në Tiranë?
- Serbia kishte investuar në ardhjen e Berishës në pushtet me 60 milion marka sipas deklaratës së Millosheviqit në 1993?
- Pasi ishte përfunduar lufta me Bosnjën dhe Kroacinë në fund të vitit 1996 fillim te 1997, Serbia ishte e përgatitur për të luajtur lojën e vete, apo jo ?
- Serbia dhe Greqia, a kishin përgatitur luftën civile në Shqipëri Jug dhe Veri (Tosk/Geg)?
- Po të pyes ty ! Pasi je pjesë e shërbimit serb, ndoshta je në dijeni për këtë lojë ?
- Kemi shume elemente të provave që piramidat financiare ishin organizuar nga shërbimet serbe dhe greke, apo jo ?
- Sot dihet publikisht se Arkani ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe është takuar me Bashkim Gazidedën për çështjen e piramidave, a është kështu Z. Hashim Thaqi ?
- Është e njëjta gjë për Apostolos Vavilis i shërbimit grek ?
- A ishte qëllimi i Serbisë lufta civile në Shqipëri për t’i pasur duart e lira për veprim në Kosovë ?
- Por fati ynë ishte intervenimi i shpejt i Italisë, e cila nuk kishte interes në një Shqipëri të destabilizuar e cila dërgonte vala refugjatësh përtej Adriatikut, apo jo ?
- Në këtë rast, a na shpëtoj Italia nga lufta civile?
- Shërbimi i Shqipërisë SHIK-u i krijuar nga Berisha, a kishte detyrë të siguroj Shqipërinë ?
- Misioni i një shërbimit si SHIK-u, a është të mbrohet shteti ?
- Misioni i një shërbimit si SHIK-u, a është te luftohet armiku i brendshëm dhe i jashtëm ?
- Pse dështoj SHIK-u i Berishës në ruajtjen e qetësisë në Shqipëri ?
- SHIK-u i Berishës faktikisht e organizoj shkatërrimin e Shqipërisë?
- Formuesit e SHIK-ut ishin antishqiptarë, a është kështu?
- SHIK-u i Shqipërisë organizoj piramidat në Shqipëri me shërbimet serbe dhe greke ?
- SHIK-u i Shqipërisë organizoj shkatërrimin e Shqipërisë dhe dhe deshi luftën civile ?
- SHIK-u i Xhavit Halitit,Bashkim Gazidedës, Kadri Veselit vranë patriotët në Shqipëri.
- Po ju tregoj unë, sepse SHIK-u ishte krijuar nga Serbia nga Stanishiqi (daja Damir Fazlliqit), Simatoviqi, Xhavit Haliti, am Maraj me UDB-ashët e tjerë ?
- Do të thotë shërbimi sekret i Shqipërisë ishte dhe është sot në duar të Serbisë dhe Greqisë apo jo ?
- Elementet anti-shqiptar të avancuar nga Bashkim Gazideda dhe Sali Berisha kane pastruar organet e sigurisë nga patriotët shqiptarë, kështu që në SHIK kane dominuar agjentët serbofil dhe grekofil.
- Kjo është situata reale në Shqipëri, si Partia Socialiste ashtu Partia Demokratike nuk ishin dhe nuk janë kombëtare.
- Nuk ka djathtist dhe majtist në tokat shqiptare !
- Ky koncept djathtist dhe majtist është përgatitur nga UDB-a e Serbisë!?
- Si LPK-ja, si LKK, ashtu LDK-ja, a kanë qen të gjithë komunistë?
- Në Kosovë, Lidhja Komuniste e Kosovës ishte në pushtet .
- Me vone LKK transformuar në LDK prapë ishte në pushtet nën ombrellën e okupimin serb, a është kështu ?
- Çdo okupator krijon shtresën e bizismenëve të vet.
- Çdo okupator favorizon ekonomikisht njerëzit e vet !?
- Çdo parti në pushtet forcon njerëzit e vet, si PDK-ja sot, si LDK dje ?
- PDK-ja sot kontrollon gjitha monopolet të import/eksportit dhe të ekonomisë vendore nëse nuk gaboj ?
- Kush janë ata të PDK që kontrollojnë bizneset në Kosove ?
- A janë SHIK-asit personat më të besueshëm të pushtetit dhe si të tillë mbajnë ekonominë e vendit në dorë ?
- Në kohën e LDK SHIK-asit janë thirr UDB-ash, apo jo ?
- UDB-ashet dje, SHIK-asit sot kontrollojnë firmat, bankat, bizneset, apo jo ?
- SHIK-asit janë djathtistë sepse e kanë kapitalin e Kosovës në duar të veta.
- SHIK-asit a janë kapitalistët e sotshëm?
- Në kohën e LDK, UDB-ashet ishin kapitalistë ?
- PDKj a kontrollon biznesin legal dhe ilegal?
- PDKj a kontrollon makro-ekonomin e Kosovës ?
- Sot PDK-ja, dje LDK-ja favorizuan njerëz e vet, apo jo ?
- Kush e kishte „pushtetin“ para lufte ?
- Kush ishin ata bizismen të fortë para lufte ?
- A e kishte pushtetin LDK-ja dhe pushtuesi serb ?
- LDK-ja dhe Serbia ushtruan pushtetin e tyre për të krijuar shtresën e tregtarëve të vet si: Bexhet Pacolli, Ramiz Kelmendin, Ekrem Lluka etj… a është kështu ?
- Millosheviqi, a kishte mandatuar në besim Bexhet Pacollin të qeverise me Trepçën përmes filialit « IMPEX » të Mabetexit bashkë me aksionar grek apo jo ?
- Bexhet Pacolli si oficer i KOS-it (kjo është folur me një emision në TV serb në Beograd) bashkë me ESAT PUSHKAR nga Bosnja dhe me Damir Fazlliqin, Mishkoviqin, Amoviqin, Tesiqin a privatizuan gjithë Shqipërine ?
- A ishte arsye pse Berisha largoj Barhi Shaqirin nga SHISH-i ?
- Bahri Shaqiri (bashkë me SHBA), a kishte hetuar dhe kishte krijuar dosje për lidhjet e familjes Berisha me sekserët serb ?
- Për 7 vite, sekserët serb Mishkoviq, Fazlliq, Tesiq, Amoviq arrijnë të kontrollojnë sektor të tëra të ekonomisë së Shqipërisë i : portet, energjinë, nafta, shkëmbimet tregtare etj…
- A reaguan amerikanët pas heqjes së Bahri Shaqirit ?
- Pse Amerika reagojë?
- Shqipëria është në NATO, por ndikimi i Serbisë dhe i Rusisë është shumë i madh, a është shqetësuese kjo për SHBA-të ?
- Roli i drejtorit të ri Visho Lika në fazën e parë, a do të jetë pastrimi i dosjeve komprometuese për Berishën ?
- Në fazën e dytë, roli i Visho Likës a do të jetë spastrimi i punonjësve patriot të SHISH-it ?
- A është edhe Esat Pushkari i shërbimit serb si Bexhet Pacolli i afërt me Fazlliqin ?
- Fazlliqi është nipi i Stanishiqit i cili krijoj SHIK-un e Shqipërise dhe Kosovës.
- Fazlliqi është nipi Stanishiqit i cili e vu Berishën në pushtet më 1992, apo jo ?
- Fazlliqi është ndërlidhësi i shërbimit serb në Shqipëri, apo jo ?
- Fazlliqi është financuesi i fushatës zgjedhor të Berishës të 2005, apo jo ?(30 milion euro)
- A privatizuan firmën me qindra miliona AMRO në Shqipëri dhe ende sot nuk kane dhënë asnjë cent ?
- A morën ALBPETROL gati një miliardë dollar duke konstruktuar një konsorcium të komplikuar për t’i fshehur pronarët e vërtetë ?
- A privatizoj Fazlliqi 50 000 hektar tok në bregdetin shqiptar ?
- Shumica dërmuese të milionërve të cilët i kanë bankat, sigurimet dhe kapitalin e Kosovës janë të lidhur ngushtë me Serbinë apo jo ?
- Hashim! A hyne bashkë me Mishkoviqin për të marr operatorin 4 celular ne Shqipëri ?
- A e more licencën me Mishkoviqin pa kaluar procedurat tenderuese?
- A është normale se Serbia mundohet ta mbaj Kosovën me patronët e vet, me djathtistët e vet, me biznesmenët e vet, me kapitalistët e vet?
- Djathtistët në Shqipëri, në Kosovë janë kapitalistët që posedojnë ekonomin e vendit. Ekonomia e vendit është në duar të shqipfolësve dhe serbeve fatkeqësisht, a është kështu !!!
- Në Kosovë të gjithë kanë qenë komunistë si LPK-ja ashtu LDK-ja.
- Luftë ideologjike a mund të ketë në mesin e komunistëve?
- Pse ndodhë kjo ?
- Kjo ndodhë ndoshta se janë spiun si shefat e LDK ashtu janë edhe të PDK?
- Spiunët janë të interesuar të krijojnë përçarje, koklavitje në popull.
- Lidhja Komuniste e Jugosllavisë ose LDK-ja, a ka qenë e djathtë ?
- Partia e punës së Shqipërisë, a ka qenë e djathtë ?
- As Partia Punës, as Lidhja Komuniste e Jugosllavisë nuk kanë qenë të djathta, a është kështu ?
- A kanë qenë të gjithë komunistë ?
- Rugova a ishte elitë e Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe të Shkrimtarëve ?
- A është maltretuar ndonjëherë Rugova nga Jugosllavia apo Serbia si anti-komunistë ? Jo sepse ishte në kryesi të Lidhje Komuniste të Kosovës !!!
- Askush në Kosovë nuk është dënuar si djathtist nga Serbia.
- Pse mashtroni popullin me rrena, me ideologji dhe koncepte përçarëse ?
292..Pse bëhen këto propaganda Djathtist/Majtist ? kur të gjithë kanë qenë komunist apo jo ?
293..Pse mundohen të krijojnë ndarje dhe përçarje në popull me koncepte false ?
- Interesi i kujt është përçarja në popullin shqiptarë ?
- A ka qenë interesi i Serbisë që të luftojnë shqiptarët mes veti jo djathtistët, jo majtistët ?
- Do të thotë shqiptarët të luftojnë njeri tjetrin (por jo Serbinë) nëse nuk gaboj ?
- Njerëzit që përdorin këto fjali janë vetëm UDB-asha !
- Qëllimi i tyre a është të krijojnë kushtet për ballafaqim mes shqiptarëve në Kosovë ?
- Shqiptarët të luftojnë mes veti por jo Serbinë.