Muçivërca fshati me emrin e të cilin qeshin të gjithë, kjo është historia e tij

Muçivërca fshati me emrin e të cilin qeshin të gjithë, kjo është historia e tij

  17 Sep 2019

Me bukuri të shumta është fshati Muçivërcë, i cili është larg Kamenicës 12 kilometra, ndërkaq larg kryeqendrës së Kosovës është hiç më pak se 74 kilometra.

Gazetare: Syzana Hajradini

Ky fshat ka rreth 1500 banorë, të cilët kryesisht merren me bujqësi e blegtori. 

Muçivërca përveç shkollës, xhamisë e ambulancës shëndetësore, ka stacionin policor, po ashtu, edhe zyrën e qendrës civile. 

Emri i Muçivërcës hyn në emërtimet e fshatrave të cilat kanë emra të çuditshëm.

Por, banorët e këtij vendi krejt dinë për domethënien e tij. domethënien e Muçivërcës. 

Banorët më tutje rrëfejnë momente kur të tjerët kanë qeshur me emrin e fshatit të tyre. 

Sidoqoftë, banorët shpresojnë që ta ndërrojnë emrin e fshatit të tyre, e ta kthejnë atë që ka qenë dikur, “Analum”. 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.