Momenti kur Albulena Haxhiu has në probleme të mëdha sot në Gjykatë

  20 Dec 2017

Deputetja e VV-së, e akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, Albulena Haxhiu ka hasur sot në disa probleme në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Kjo pasi, kryetari i Trupit Gjykues në rastin ndaj deputetëve të VV-së, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, Beqir Kalludra ka marrë sot vendim që në sallë të mos lejohen të hyjnë as mediat as persona tjerë që duan ta ndjekin seancën gjyqësore, shkruan arbresh.info.

Haxhiut i është imponuar që të zgjedh se kë prej familjarëve të saj dëshiron ta lejoj të hyjë në sallë.

Arsyetimi i Kalludrës për këtë vendim ka qenë që salla e seancës është shumë e vogël.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.