Momentet kur Limaj u arrestua e deri tek lirimi i tij (VIDEO)
Në 2010’ën forcat e rendit të Bashkimit Evropian në Kosovë, bastisën Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, që në atë kohë drejtohej nga Fatmir Limaj.
Po atë ditë, EULEX-i bastisi edhe disa lokacione tjera në Prishtinë, përfshirë këtu edhe shtëpitë e Fatmir Limajt.
Në atë ditë, përmes një njoftimi për media, patën thënë se operacioni “është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë”.
Autoritetet kosovare atëherë patën deklaruar se i gjithë operacioni është kryer vetëm nga EULEX-i.
E reagimi i vet Limajt atëherë ishte i menjëhershëm ku u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.
Limaj u akuzua për krim të organizuar dhe shpërdorim të pozitës gjatë kohës sa shërbejë si ministër i Transportit në vitet 2008-2010.
Aktakuza kundër Limajt lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit.
Të njëjtën, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar meqë në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015, Limaj e cilësoi të ngritur me urdhër politik.
Për këtë rast, Limaj u gjend shpesh në bankën e të akuzuarit.
Brenda kësaj kohe sa Fatmir Limaj përballej me gjyqin, nga jeta u ndan dy prindërit dhe gruaja e parë e tij.
Fatmir Limaj është përballë edhe me procese të tjera gjyqësore. U akuzua për krime kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999, për të cilat u shpall i pafajshëm.
Jo vetëm kaq, para drejtësisë, Limaj doli edhe për rasti njohur “Kleçka”, ku gjithashtu u shpall i pafajshëm.
Të pretenduarat si mesazhe telefonike në mes të Endrit Shalës, këshilltar politik i Fatmir Limajt, dhe biznesmenit Florim Zuka, që qonin drejt shpërdorimit të detyrës zyrtare e edhe krim të organizuar, janë hedhur poshtë si provë. E kjo ngase është vërtetuar se ato janë të falsifikuara.
Pas tetë vjet proces gjyqësor, ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, dhe të tjerët, u shpallën të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.