fbpx

Moment prekës i fëmijës pasi kuptoi për dënimin e përjetshëm të babait (Foto)

  03 Nov 2017

Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi e një fëmije i cili kuptoi për dënimin e babait të tij në Grupin Kumanova.

Prindi i këtij vogëlushi u dënuam me burgim të përjetshëm.“Unë të prita të Lirë sot Babi, po ata të mbyllin Përjetshëm…”, thuhet në mbishkrimin e kësaj fotoje.Ndryshe, Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës.

7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat.

 

Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. /Indeksonline/