fbpx

Molliqaj zbulon ‘shpifjet’ që i’a ka bërë Albin Kurti

  14 Dec 2017

Problemet në Vetëvendosje filluan në tetor të vitit të kaluar. Kështu ka bërë të ditur deputeti Dardan Molliqaj. Dalllimet filluan kur Albin Kurti nuk besoi se kjo parti mund t’i fitojë zgjedhjet, tha Molliqaj, duke shtuar se vetë ai kishte besuar se kjo parti mund t’i fitojë zgjedhjet.

Ai duke folur për herë të parë pas përçarjes brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që ai deri më tani ka heshtur sepse beson që kjo parti duhet ruajtur me çdo kusht. Ai tha që kjo situatë nuk ia ka bërë mirë as tij, e as themeluesit të partisë, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Metro.

Ish-sekretari organizativ i VV-së tha që Kurti i filloi sulmet dhe shpifjet ndaj tij.

Molliqaj ka treguar që në mbledhje të kryesisë së partisë ka kërkuar që asnjëra palë të mos flasë gjatë kohës që Kurti po mbahet në burg. Mirëpo, sipas tij, pala kundërshtuese ka krijuar polemika dhe reagime që e kanë nxitur Molliqajn të flasë.

Deputeti i VV-së u ka bërë thirrje aktivistëve që të kënë kujdes dhe të dinë si ta duan partinë, sepse po e shtrënguan fort nga dashuria, mund ta mbysin partinëP