Molliqaj tregon se kush i publikoi mesazhet

  14 Dec 2017

Dardan Molliqaj ka treguar mënyrën se janë publikuar mesazhet në media, të cilat shpërfaqen mospajtimet brenda Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se nuk është problemi se kush i ka qitë dhe si i ka qitë. Molliqaj ka thënë se është e papranueshme sjellja e Aida Dërgutit.

Molliqaj ka thënë se asnjë herë nuk ka ofenduar asnjërin nga anëtarët e VV-së.

“Nuk kam ofenduar askënd e lëre më Albin Kurtin. Nëse dikush ka fakte që une e kam ofenduar dikë e thërras le t’i publikojë”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij këto mesazhe janë publikuar për të bërë fushatë.

Sipas tij mesazhet i ka dërguar Gëzim Mekulli, i cili është anëtarë i VV-së.