fbpx

Molliqaj tregon se çfare fshihet prapa rinumerimit!

  23 Nov 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se vetëm dy komunat ku ka fituar Lëvizja Vetëvendosje po shkohet në rinumërim.

Molliqaj në një postim në Facebook ka thënë se në Sharr dallimi është vetëm për 20 vota mes kandidatëve, por atje nuk do të ketë runumërim.

Për më shumë lexojeni postimin e tij të plotë:

 

“Vetëm dy komunat ku ne kemi fituar në balotazh, Prishtina dhe Prizreni, po shkojnë në rinumërim. Dallimi në mes kandidatëve Sharr është vetëm 20 vota, por atje nuk do të ketë rinumërim. Dallim shumë të vogël ka edhe në Istog e Rahovec, por asnjëra nga këto komuna nuk do të shkojnë në rinumërim të tërësishëm.

Ky është vendimi i padrejtë i radhës i institucioneve të kapura. Por nuk ua kemi frikën. Votat e qytetarëve do t’i mbrojmë deri në fund, e pas rinumërimit ju do të mbaheni mend si humbës të këqinj e neve do të na rikonfirmohet fitorja.”