Molliqaj rrëfen gjithçka për përçarjen e Vetëvendosjes

  14 Dec 2017

Sonte Dardan Molliqaj është i ftuar në Zonën e Debatit në Klan Kosova. Ai do të shpalos gjithçka rreth asaj se çka po ndodh këto ditë brenda Vetëvendosjes.

Pse u hallakat partia Vetëvendosje?

Kur plasi sherri mes njerëzve kryesorë këtij subjekti politik?
Si u përçanë dy nga figurat kryesore të lëvizjes, Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj?

Cilat janë arsyet e vërteta të prishjes së këtyre dy liderëve?

A e rriti më tepër Vetëvendosjen Kurti, sa ishte kryetar, apo Molliqaj, me politikat e tij si sekretar i përgjithshëm?

Kë e ka me vete i pari, e kë i dyti, në subjektin më të madh aktualisht në vend?

Kush po kërkon që lëvizja të udhëhiqet nga baba, e kush nga idetë?

A duhet apo jo që Albin Kurti të kandidojë sërish për kryetar të Vetëvendosjes?

Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte, në një intervistë ekskluzive për Zonën e Debatit, ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.