Molliqaj: Në Prishtinë nuk përmbyset rezultati me shpërndarje të librezave të veteranëve, Shpendi ka fituar!

  22 Nov 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Dardan Molliqaj, duke aluduar tek PDK-ja dhe LDK-ja ka akuzuar ato për shpërndarje të liberazave të veteranëve në këmbim të votave.

Sipas Molliqajt, në këtë mënyrë këto dy parti kanë arritur që të bëjnë përmbysje të rezultatit zgjedhor në ato komuna ku kanë fituar, mirëpo njësojë ai veçon se nuk mund të përmbysin rezultatin edhe në Komunën e Prishtinës.

“Ka disa që kanë ”përmbysur” rezultate zgjedhore, jo pse kanë ofruar alternativë por për shkak se kanë shpërndarë mijëra libreza të veteranëve.

Mbase këta do të donin që këtë ”përmbysje” ta shihnin edhe në Prishtinë, por fatmirësisht kjo mbetet vetëm dëshirë e tyre”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se “Zgjedhjet kanë përfunduar të dielën dhe Shpendi ka fituar.”

Tutje ai me ironi ka thënë në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook” se “tash është shumë vonë për shpërndarje librezash”.

Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, Ahmeti ka arritur të marrë 41 mijë e 401 vota, duke e u pasuar nga Abrashi me 41 mijë e 164.

Ndryshe, votat me kusht dhe ato me post pritet që të numrërohen gjatë ditës së nesërme. /Gazeta Blic/