fbpx

Molliqaj merr një goditje të madhe: Të mungon burrëria

  15 Dec 2017

Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, aktivist nga Tirana, Elvis Hoxha përmes një shkrimi ka krahasuar intervistat e dhëna nga Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj. Ish-sekretari organizativ i VV’së ka folur dje për herë të parë për përçarjen e partisë së tij, derisa ka lëshuar deklarata goditëse për komisarët e VV’së në Tiranë.

“I pari kaloi Rubikonin, i dyti nuk guxoi. Kur i pari u bë burrë, i dyti qe sëmurë.”, është ky statusi i filozofit të Albin Kurtit, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, aktivist nga Tirana.

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka folur mbrëmë për herë të parë për përçarjen e partisë së tij, e cila u ekspozua kur në media u zbulua fyerja që anëtarja e Kryesisë, Aida Dërguti, bëri në adresë të udhëheqësit shpirtëror të VV’së, Albin Kurti, duke e quajtur “mut”.

Molliqaj, teksa ka treguar detaje të mosmarrëveshjeve të tij me Kurtin, ai ka bërë të ditur se ka mendime të ndryshme edhe me zyrtarët jo me pak ndikim të Vetëvendosjes në Tiranë, duke thënë se “ata janë të lidhur më shumë për idenë që përfaqëson Kurti, dhe për personalitetin e Kurtit, përveç idesë”.