fbpx

Molliqaj: Lexoni letrat e Ymerit dhe Kurtit dhe shihni kush do pëçarjen

  17 Dec 2017

Vlorian Molliqaj, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht vëllai i deputetit Dardan Molliqaj, ka thënë se njëri prej Visar Ymerit dhe Albin Kurtit e dëshiron përçarjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vlorian Molliqaj ka thënë se aktivistët do ta pëlqenin më shumë letrën e kryetarit Ymeri, nëse nuk do t’i dinin paraprakisht emrat e autorëve të të dyja letrave.“Janë dy letra: një e kryetarit aktual Visar Ymeri dhe një e ish kryetarit Albin Kurti. Mjafton t’i lexojmë letrat dhe e kuptojmë qartë se kush do përçarje të Lëvizjes, se kush thërret për linçime për ata që mendojnë ndryshe, se kush vlerëson bashkëaktivistët anipse nuk ndan mendime të njëjta me ta, se kush do demokraci të brendshme, etj”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i doli në mbështetje Ymerit.“Jam i bindur që po t’i lexonit këto dy letra pa i parë emrat e autorëve, shumica prej juve do ta pëlqenit letrën të cilën tani po e hudhni në shportën e mbeturinave”, ka thënë vëllai i deputetit Dardan Molliqaj.Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur sot zgjedhjet e brendshme të partisë, të cilat pritet të mbahen në muajin shkurt