MOLLIQAJ LAJMËROHET NË FACEBOOK- FLET PËR KURTIN DHE “GJUAJTJE SHTRIGASH”

  14 Dec 2017

Deputeti i VV-së dhe një nga figurat më të përfolura prej të premtës në këtë parti, Dardan Molliqaj e ka thyer heshtjen duke shkruar në Facebook.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka treguar se arsyeja përse nuk është deklaruar rreth zhvillimeve në VV ka pasur të bëjë me faktin se ai nuk ka dashur të flas pasi ka qenë duke pritur lirimin e Albin Kurtit.

“Poashtu, unë kam refuzuar të flas për këto çështje përderisa deputeti Albin Kurti mbahet padrejtësisht në burg. Por, situata në të cilën jemi tash, ma ka imponuar që të deklarohem dhe të ju drejtohem përmes medieve”, ka shkruar Molliqaj duke iu referuar intervistës që do ta japë sonte.

Ai ka folur edhe për atë që e ka quajtur “gjuajtje shtrigash” ndaj tij, por nuk ka specifikuar nga kush.

“Këto ditë, ju jeni keqinformuar shumë dhe janë bërë shumë shpifje në drejtim timin dhe shumë personaliteteve të Lëvizjes sonë. Janë bërë linqime e ‘gjuajtje shtrigash’”, ka shkruar Molliqaj.

“Kam pranuar shumë mesazhe nga ju me shumë pyetje lidhur me situatën aktuale brenda Lëvizjes. Ju kërkoj falje të gjithëve që nuk ju kam kthyer përgjigje, por kjo ka ndodhur për shkak të kohës së limituar dhe angazhimit tim për ta tejkaluar këtë problem”, ka shtuar ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.