fbpx

Molliqaj: Kolegët më treguan se Albini po mendon se kam synim të bëhem kryetar i VV’së, unë shkova e i thashë atij..

  15 Dec 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj sonte po flet për herë të parë rreth zhvillimeve të fundit brenda partisë. Molliqaj ka thënë se debati mes tij dhe themeluesit të VV-së, Albin Kurti kanë filluar që nga tetori të vitit të kaluar,

Ndër të tjera, ai tha se Kurti për momentin ka problem politik me të, ndërsa ka treguar se problemi kishte filluar kur Kurti besonte se Molliqaj donte të bëhej kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

‘Më vonë e kam kuptu që një prej shqetësimeve Kurti e ka pas është se ka menduar që unë kam pas pretendime që mu bo kryetar, këtë nuk ma ka thënë mu po kolegëve. E kam taku Albinin i kam thënë është dashtë me ma thënë këtë shqetësim, i thashë nuk e shoh veten të denjë me qenë një përfaqësues i denjë për me udhëheq një subjekt politik.’

Molliqaj tha se Kurti i kishte thënë se ka pasur dyshime dhe motive te Molliqaj.

Kujtojmë që ditë më parë ka ndodhur një përçarje mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në disa mesazhe të publikuara deputetja e VV-së, Aida Dërguti e quan me fjalë fyese themeluesin e kësaj Lëvizje, Albin Kurtin