Molliqaj e bën edhe këtë! Kështu e quan publikisht Albin Kurtin

  14 Dec 2017

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka treguar versionin e tij të zhvillimeve në parti gjatë muajve të fundit.

Teksa ka folur për përplasjen e tij me ish-shefin e partisë, Albin Kurti, Molliqaj ka vlerësuar se Kurti po shndërrohet në një fundamentalist politik.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në “Zona e Debatit” në Klan Kosova, ku Molliqaj ka folur për herë të parë për përçarjen e partisë së tij, e cila u ekspozua kur në media u zbulua fyerja që anëtarja e Kryesisë, Aida Dërguti, bëri në adresë të udhëheqësit shpirtëror të VV’së, Albin Kurti, duke e quajtur “mut”.

Molliqaj u bë një ndër protagonistët kryesorë të ditëve të fundit në vend, kur u mësua se ai udhëheq një grupim brenda Vetëvendosjes që kundërshton pikëpamjet e Kurtit dhe kthimin e tij në krye të partisë, pjesë e të cilit është edhe Dërguti e disa të tjerë, ka treguar versionin e tij të zhvillimeve në parti në muajt e fundit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.