Deputeti Dardan Molliqaj e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për fjalorin e përdorur ndaj deputetes së VV-së, Drita Millaku.
Veseli reagoi ndaj Millakut, pas akuzave të saj se ishte Kadri Veseli e Hashim Thaçi urdhërdhënësit e vrasjes së Komandant Drinit.
Veseli iu drejtua Millakut duke thënë se “nuk bën të lëshohet fjala si… p’e din ti”, duke thënë se do të zbulohet akuza e drejtuar ndaj tij nga deputetja. Millaku reagoi, pasi që një prej deputetëve të PDK-së tha se vjehrri i saj ka punuar me UDB-në.
E kur Molliqaj deshi ta pyes Veselin për këto fjalë të tij, ai kishte dalë nga salla paraprakisht, duke thënë se “nuk e di pse ky njeri ikë në këso raste”.
Ai pyeti se përse Veseli përdor këso fjalori ndaj deputetëve, dhe përse i ofendon ata gjatë gjithë kohës.
“A po mendon që duhet me bë qashtu, që guxon me bë qashtu, apo thjeshtë është njeri i papërgjegjshëm. Po pres kur të jetë këtu dhe të përgjigjet për ato fjalë që i tha ndaj deputetes tonë, Drita Millakut”, tha Molliqaj.