Molliqaj del kundër VV-së. Prashikon edhe diferencën e fituesit në Prishtinë

  23 Nov 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në RTV Dukagjini ka theksuar se Vetëvendosje është fituese absolute e zgjedhjeve.

Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, që po kundërshtojnë rinumërimin e të gjitha votave në Prizren e Prishtinë, ai ka thënë se është që të hapen të gjitha votat, të gjitha fletvotimet.

“Unë ju them edhe këtu se ne nuk frikësohemi nga hapja e kutive të votimeve. Le t’i hapin kutitë, dhe do të shohim se ne jemi fitues”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

 

Molliqaj ndër të tjera ka thënë se nuk ka kuptim që të mos fillojnë të numërohen votat me kusht dhe ato me postë.

Sipas tij, votat e mërgatës do ta favorizojnë Lëvizjen Vetëvendosje, ngase sipas tij, elektorati I mërgatës, është thuajse i gjithi i VV-së.

Ai ndër të tjera, ka theksuar se me rinumërimin e votave vetëm në dy komunat ku është VV, është një praktikë e keqe.

“Dallimi minimal ndërmjet Shpend Ahmetit dhe Arban Arashit do të jetë mbi 300 vota. Pra, do të zgjerohet dallimi ndërmjet kandidatit tonë dhe atij të LDK-së”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se ede Mytaher Haskuka do të dale fitues, me mbi 400 vota krahasur me kundërkandidatin, Shaqir Totajn e PDK-së.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.