Mogherini e ka lëshuar e nervozuar takimin me Haradinajn

  17 Nov 2017

Dalin arsyet e mundshme të anulimit të Konferencës së shtypit midis përfaqësueses së lartë BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini, dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pohohet se Mogherini ka lëshuar takimin e Këshillit të MSA-së e nervozuar.

Sipas Radios Evropa e Lirë atmosfera e takimit të Këshillit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-së ka qenë e tensionuar dhe në një moment Mogeherini thuhet se e ka lëshuar takimin e nervozuar. Duke u thirrur në një burim që ka marrë pjesë në takim ky medium raporton se kur Haradinaj ka përmendur nevojën që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, ajo këtë mund ta ketë kuptuar tepër personalisht dhe e ka lëshuar takimin, raporton korrespondenti i Kohës Ditore nga Brukseli.

Në Këshillin e BE-së është shumë e rrallë që të anulohet konferenca e shtypit pas takimeve të MSA-së, siç ndodhi sot në rastin e Kosovës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.