Mobilizohet Dardan Molliqaj, nis punën në teren pas thyerjes së Vetëvendosjes

  26 Dec 2017

Njëri nga njerëzit më me ndikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliqaj pas mosplotësimit të kushtit që kishte për të qëndruar në VV- moskandidimin e Albin Kurtit për kryetar partie, duket se ka nisur mobilizimin.

Ai ka filluar takimet me disa nga strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta Blic ka siguruar disa fotografi, ku Molliqaj shihet me disa aktivistë të VV-së dhe me disa nga zyrtarët e lartë të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.

Sipas kësaj fotografie, Molliqaj shihet në takim me ish- kryetarin e Degës së VV-së në Pejë, Avdi Shkrelin, deputetin Ali Lajqi dhe Sali Lukën.

Ndërkohë, burime të Gazetës Blic bëjnë me dije se më tepër se gjysma e Këshillit dhe Kryesisë së VV-së në Pejë janë me Dardan Molliqajn

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.