fbpx

Mirë Bekimin, por edhe Gjikon? Einxhel Shkira përgjigjet për të dashurit që “ia ka marrë” Elita Rudi

  07 Dec 2017

Me siguri e keni lexuar përpara disa vitesh në mediat rozë se shkak për ndarjen e prezantueses seksi Einxhel Shkira nga futbollisti Bekim Balaj u bë pikërisht Elita Rudi. Megjithatë asgjë nuk u vërtetua, as lidhja e Bekimit me Elitën dhe madje as lidhja e Einxhelit me Bekimin që supozohet të prishej nga ndërhyrja e një të trete (Elitës).

E ndonëse të gjithë e kemi kaluar këtë histori sepse Elita shfaqet lumturisht pranë reperit Gjiko prej disa kohësh ndërkohë që Einxhel vazhdon shijon jetën e saj ‘single’, një ndërhyrje nga një komentues sapo trazoi sërish gjërat.

Ka qenë dikush i cili ka pyetur në një aplikacion ku bëhen pyetje anonime, se si Einxheli ndihet që pas Bekimit, Elita i mori edhe Gjikon. Kjo e fundit duke i kthyer përgjigje ka thënë: “Nuk ndjej asgjë, …askush smë ka marrë askënd” – ka përfunduar ajo duke mos e përjashtuar faktin se dikur ka qenë e lidhur me Gjikon.

Tani si vajti kjo punë? Einxheli ka qenë e lidhur edhe me Gjikon dhe pastaj ky i fundit shkoi dhe u lidh me Elitën apo asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe thjesht një komentues anonim ka dashur të trazojë disi gjërat?