fbpx
Mino Raiola tregon arsyen se pse federata italiane e pezulloi

Mino Raiola tregon arsyen se pse federata italiane e pezulloi

  09 May 2019

Mino Raiola kthehet të flasë. Ditën e mërkurë, Federata Italiane e Futbollit vendosi ta pezullonte për 3 muaj duke i hequr prokurën për të operuar në Itali, për shkak të parregullsisë në transferimin e Gianluca Scamaça nga Sassuolo te Zwolle në formë huazimi, pasi u denoncua nga Kick Off. Një dënim që ka goditur edhe nipin Vincenzo (2 muaj) dhe që nuk i ka pëlqyer agjentit të Balotellit, Donnarumma, Pogba e kështu me rradhë: “Përshtypja personale ëhstë se ky dënim është politik, pa mbajtur parasysh ligjin. Bëhet fjalë për një sanksion të bazuar në disa pretekse dhe gënjeshtra.

Ligji dhe drejtësia duhet të jenë mbi sistemin e korruptuar dhe shpresoj që pozicioni im të shfajësohet në fazat e tjera në këtë histori farsë”.“Marr mend me mend se Federata Italiane nuk ka harruar ende kritikat që i bëra në dështimin e futbollit italian, ashtu si problemet për racizmin. Opinionet e mia ndikuan. Do të kërkoj drejtësi për këtë padrejtësi dhe për lirinë e të shprehurit, në çdo Gjykatë të mundshme sepse objektivi im kryesor është interesi për futbollin italian.

Do të luftoj me krenari për të marrë atë që është konform me ligjet”.