Ministrja Nagavci tregon nëse mësimi fillon apo jo më 1 shtator

Ministrja Nagavci tregon nëse mësimi fillon apo jo më 1 shtator

  14 Aug 2022

Ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se MASHT ka bërë përgatitjet që mësimi të fillon më 1 shtator.

“Si Ministri jemi duke punuar me intensitet të lartë që viti shkollor të fillojë sipas planit të paraparë”, ka deklaruar Nagavci.

Mbetet të shihet cili do të jetë reagimi i Rrahman Jasharajt dhe SBASHK-ut që kanë thënë se greva nis më 24 gusht dhe vazhdon edhe më 1 shtator e tutje nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Postimi i saj:

Me qëllim të informimit rreth përgatitjeve për vitin e ri shkollor kam vizituar sot Komunën e Suharekës ku u prita nga kryetari Bali Muharremaj dhe drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani.

Diskutuam për finalizimin e përgatitjeve në mënyrë që më 1 shtator çdo gjë të jetë gati në shkolla.

I njoftova se si Ministri jemi duke punuar me intensitet të lartë që viti shkollor të fillojë sipas planit të paraparë.

Kryetari Muharremaj dhe drejtori i Arsimit Bajselmani më informuan se në këtë komunë janë bërë të gjitha përgatitjet që viti i ri shkollor të nisë ashtu siç është planifikuar.

Në kuadër të kësaj vizite në Suharekë, vizitova edhe objektin e çerdhes publike “Flutura”, i cili është afër përfundimit, projekt i financuar nga MAShTI në vlerë mbi 600 mijë euro, si dhe punimet në sallën e sportit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Destan Bajraktari”.
Kjo sallë e cila po ashtu është e financuar nga MAShTI ka kushtuar mbi 200 mijë euro.

Si Ministri do të vazhdojmë të mbështesim komunat me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe gjendjes në arsim në përgjithësi.