Ministrja Hoxha blen telefon me para të shtetit, i kushton vec 1 mijë euro

Ministrja Hoxha blen telefon me para të shtetit, i kushton vec 1 mijë euro

  18 Mar 2019

Rreth 1 mijë euro janë shpenzuar nga “kuleta’ e shtetit për ta pajisur me telefon Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhën. Në Ministri thonë se deri tash Hoxha nuk ka blerë telefon me para të shtetit, dhe se tani po ka nevojë për një të tillë që të kryejë punët e përditshme.

Dhurata Hoxha ka rreth një javë që është pajisur me telefon të ri. Madje, jo të çfarëdo lloji.

Vetëm për telefonin e Hoxhës, janë shpenzuar afër 1 mijë euro nga buxheti i shtetit më të varfër në rajon.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar Ministria e Integrimeve Evropiane në faqen publike të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik(KRPP).

E se ky telefon është blerë për Ministren Hoxha, e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Zëdhënësi për media në MIE, Gëzim Dushi i ka thënë Gazetës Express se Hoxha po ka nevojë për një telefon të tillë për të kryer punët e përditshme.

“Telefoni mobil është planifikuar të blihet për nevojat e Kabinetit të Ministres, në bazë të planifikimeve me Planin e prokurimit dhe në bazë të udhëzimeve administrative që rregullojnë fushën për blerjet e tilla. Pasi që nga emërimi në post, Ministrja nuk është pajisur me telefon mobil, andaj është paraqitur nevojë për furnizim të tillë për kryerjen e punëve të përditshme”, ka thënë Dushi.

Ndërkohë, në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për të furnizuar ministren me këtë telefon kishin qenë të interesuara tri kompani, të cilat janë shpallur edhe të përgjegjshme.

Por, në fund fituese e tenderit është shpallur kompania “Gega”, derisa kontrata është nënshkruat më 14 mars të këtij viti. /Gazeta Express

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.