Ministria e Jashtme e Kosovës mohon se është tërhequr njohja e Surinamit dhe e quan shpifje deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daciq, i cili tha se është njoftuar se Kosova tanimë ka një njohje më pak.
Nga Ministria e Jashtme thonë se është vetëm shpifja ajo çka deklaroi Ivica Daciq se Surinami ka tërhequr njohjen e Kosoës, duke thënë se diçka e tillë nuk lejohet ndërkombëtarisht.
“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra është shpifje”, ka thënë për Gazetën Express, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Daciq kishte thënë se është njoftuar nga ministri i Jashtëm i Surinamit se ky shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Surnimani është shtet në Amerikën Latine ndërsa Kosovën e ka njohur në korrik të vitit të kaluar.