fbpx
Ministri i Serbisë Stefanoviq flet për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Ministri i Serbisë Stefanoviq flet për gjendjen e sigurisë në Kosovë

  14 Mar 2019

Situata e sigurisë në Kosovë është relativisht e qëndrueshme, tha sot ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq.

Stefanoviq, duke paraqitur një raport mbi punën e MPB-së nga korriku deri në fund të vitit të kaluar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë, tha se gjatë kësaj periudhe ‘ka pasur incidente të ndryshme dhe dhunë ndaj serbëve dhe grupeve të tjera minoritare, siç janë sulmet fizike, shkatërrimi i pronës, kërcënimet dhe provokimet’.