MINISTRI I PDK-SË, PRONAR I TRI KAFE-BAREVE LUKSOZE NË PRISHTINË

  02 Dec 2017

Ministri i Shëndetësisë uran Ismaili ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit pas zgjedhjes së tij në këtë pos nmë 10 shtator 2017.

Deklarimin e pasurisë ndërkaq e ka bërë më 10 tetor 2017. Përveç si ministër, ai ka deklaruar se ushtron edhe detyrën e nënkryetarit të Partisë Demokratike që nga viti 2016.

Ndryshe, Ismaili si pasuri ta palujtshme ka deklaruar se posedon një banesë 151 metra katrorë, në vlerë 1345 mijë euro, të cilën e kka përfituar nga shitja e banesës aktuale dhe një kredi, kurse pritet që ta gëzojë nga viti 2018.

 

Po ashtu Ismaili ka edhe 3 ari truall në emër të bashkëshortes, në vlerë 20 mijë euro, të cilin e ka b;erë në vitin 2015.

Ismaili nuk ka deklaruar asnjë pasuri të lujtshme, derisa ka prezentuar se është pronar i tri bizneseve, gjegjësisht ka aksione në masën 33 për qind në: Bon Vivant, Matisse dhe Printques. Kapitali i deklaruar është nga 3 mijë euro në secilin prej tyre.

Ismaili ka deklaruar se nuk posedon para të gatshme të ruajtura në bankat vendore të Kosovës e as nuk posedon letra me vlerë. Nga aan tjetër ia ka detyrime financiare në NLB Bank në vlerë rreth 3 mijë euro, me afat kthimi gjashtë muaj, të cilat i ka përdorë për qëllime investimi. Po ashtu ka detyrim edhe një kredi në vlerë 25 mijë euro në Raiffeisen Bank me afat kthimi 60 muaj. Në të njëjtën bankë ka një kredi tjetër 20 mijë euro në emër të gruas, me afat kthimi 48 muaj.

 

Si të hyra vetjake ai ka prezentuar pagën vjetore si ministër i Shëndetësisë në vlerë 15 mijë euro, si dhe 20 mijë euro të hyra nga Bon Vivant.

“Banesa e deklaruar është në ndërtim e sipër. Në vitin 2018 do të transferohem në atë banesë, ndërsa banesa ku jam aktualisht është shitur dhe do t’a lirojë ditën që do të transferohem”, ka shkruar Ismaili në fund të regjistrimit për deklarimin e pasurisë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.