Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë në Kuvend se rishikimi i buxhetit për vitin 2017 siguron pagesat për veteranët e luftës së UÇK-së.
Ai gjatë prezantimit të buxhetit në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet rishikimi i buxhetit ka thënë se vlera prej 26 milionë euro për këtë kategori.
Hamza ka folur edhe për sigurimet shëndetësore ku thënë se shtyrja e tyre ka ndodhur për shkak se nuk janë kryer të gjitha procedurat ligjore
“Në momentin kur krijohen parakushtet ligjore ne do t’i qesim mjetet”, ka thënë Hamza, transmeton lajmi.net.
Ministri i Financave ka thënë se në rishikimin e buxhetit kanë vënë në prioritet çështjet kryesore.
Ai ka thënë se autostradën e Gjilanit e kanë vënë në një financim të qëndrueshme. Hama ka kërkuar nga deputetet që ta votojnë këtë buxhet.