Ministri Gashi fton deputetët që ta votojnë Ligjin për Prishtinën

Në Kuvendin e Kosovës pikë e rendit të seancës së sotme është edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Ministri Kujtim Gashi ne emër të Qeverisë së Kosovës ka ftuar deputetët e Kuvendit që ta votojnë ligjin për Prishtinën i cili është miratuar nga Qeveria.

Gashi tha se ky ligj është i një rëndësie të madhe, pasiqë Prishtina si kryeqytet për herë të parë do të trajtohet me ligj të veçantë, i cili do të jetë në funksion të zhvillimit të gjithanshëm të kryeqytetit të Kosovës.

“Andaj duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ligji’, ju ftoj që ta votoni”, tha Gashi.