Ministri Besim Beqaj deklaron pasurinë, ja kujt i ka para borxh (Dok)

  30 Nov 2017

Ministri i Inovacionit është treguar i “sinqertë” aq sa ka treguar edhe sa para ja ka marrë borxh babait të tij, por në këtë mënyrë ka zbuluar se është biri i pronarit të kompanisë që ndërtoi një lagje ë tërë luksozë në Pejë.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka një familje shumë të pasur. Bile babai i tij është pronar i një kompanie që ka ndërtuar një lagje të tërë për familje të tjera të pasura.

 

“Peja Hill” është kompania që ka ndërtuar lagjen luksoze në pjesën jug-perëndimore të Pejës, 2 km nga qendra e qytetit që mbanë me të njëjtin emër, dhe sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve është në pronësi të Jakup Beqajt, raporton Insajderi.

 

Jakup Beqaj është babai i ministrit Beqaj, dhe duket se është baba i mirë, pasi sipas të dhënave të deklaruara në formularin e deklarimit të pasurisë, ia ka huazuar të birit 80 mijë euro.

E ministri Beqaj i ka deklaruar ato si detyrime, edhe pse përpos si minsitër, Beqaj është profesor në Universitetin e Prishtinë, në Universitetin e Pejës, në Kolegjin AAB dhe konsulent në një gjimnaz privat.

Beqaj ka huazuar 80 mijë euro nga babai por vozitë veturë 25 mijë eurosh ndërsa bashkëshortja e tij veturë 12 mijë e 500 euro ndërsa bashkë me fëmijët kanë mbi 161 mijë euro kesh në bankë.

Por, në të njëjtën kohë, Beqaj ka deklaruar se është edhe në kredi, për ta rinovim.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.