Mimoza Kusari-Lila: Ja me kë do të bëjë koalicion!

  02 Nov 2017

Kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, e cila synon që të udhëheq këtë komunë edhe për katër vite, thotë se do të vazhdojë bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, me LDK-në dhe me AKR-në.

Kandidatja e Alternativës për kryetare të Gjakovës, tha se pas balotazhit së bashku me VV, LDK dhe AKR do të ndalin trendin e proceseve negative në nivel vendi.

Kusari Lila, e cila është në balotazh për komunën e Gjakovës me Ardian Gjinin nga AAK, ishte e ftuar në emisionin Click në RTV21.