“Milani është penduar për blerjen e Bonuccit”

  30 Sep 2017

Milani tashmë është penduar për blerjen e mbrojtësit italian, Leonardo Bonuccit dhe nëse do ktheheshin në kohë do dëshironit që ato para t’i shpenzonin për një sulmues të madh, pohon Pierpaolo Marino.

Ish-drejtori sportiv i skuadrave italiane, Napolit dhe Udineses, Marino nuk ka qenë i impresionuar nga nënshkrimi 43 milionësh i Rossonerëve për mbrojtësin e Juventusit.

Kjo pasi sipas Marinos, skuadra nga San Siro tashmë është penduar për blerjen e tij dhe nëse do ktheheshin në kohë do preferonin blerjen e një sulmuesi të madh.

“Unë mendoj se Milani tashmë është penduar shumë për blerjen e Bonuccit”, ka thënë fillimisht Marino për Rai Sport.

“Vincenzo Montella nuk donte të kalonte në një mbrojtje me tre, por ai u detyrua të ndryshojë planet e tij me ardhjen e Bonuccit, por kjo nuk është e mjaftueshme”.

“Mendoj se nëse Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone mund të ktheheshin në kohë, ata do të shpenzonin paratë e blerjes së Bonuccit në një sulmues më të mirë”, përfundoi drejtori sportiv italian.

Mbrojtësit të kombëtares së Italisë iu dha shiriti i kapitenit në debutimin e tij me kuqezinjve, por ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në këtë fillim sezon, duke u fajësuar për disa humbje të Milanit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.