Milaim Zeka:Rifat Jashari i tha Azem Syles se ai eshte fajtor per vrasjen e Adem Jasharit po aq sa eshte fajtor Milosheviçi!

  12 Oct 2017

Ish-azetari Milaim Zeka, ka folur për një takim të cilin e kishte kërkuar vëllai i heroit Adem Jasharit, Rifat Jashari me ish-deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla

Zeka ka thënë se ky takim u mbajt në vitin ’98, pas vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari nga forcat serbe, duke treguar se Rifat Jashari i kishte kërkuar edhe atij që të ishte i pranishëm.

Gazetari ka shtuar se në prezencën e tij, vëllai i Adem Jasharit e kishte akuzuar Sylën dhe pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kishin një pjesë të fajit pse familja e tij iu vra.

Zeka në “Komiteti Qendror” ka treguar se Rifat Jashari i kishte thënë Sylës se për aq sa kishte faj presidenti famëkeq i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, për vrasjen e familjes Jashari, aq kishte faj edhe Syla dhe njerëzit përreth tij, të cilët nuk i kishin dorëzuar armët që iu kishin dërguar Adem Jasharit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.