fbpx

Milaim Zeka tregon të vetmin person që ka kundërshtuar Specialen: Hasha i Brojes, tallej

  26 Dec 2017

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka thënë se njeriu i vetëm që e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale ka qene Jakup Krasniqi.

“I vetmi qe e ka kundershtuar Specialen eshte Jakup Krasniqi. Kur Dicku i Zvicres doli me raportin e “famshem” per “trafikim organesh, Hasha i Brojes, tallej me te. Madje si per hajgare, edhe e kercenonte. Kur i thosha qe ky zvicerani i ka zbulu edhe burgjet sekrete te CIA-s amerikane ne Poloni, prape tallej. Vetemevete na quante budallenj e te çmendur. Kur i thoshim se nuk e kane me ndonjerin nga keshilltaret e tu, po direkt me ty, prap qeshte me kerthize, sepse me ftyre nuk e kam pa ndonjehere duke qeshur”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

I vetmi qe e ka kundershtuar Specialen eshte Jakup Krasniqi.

Kur Dicku i Zvicres doli me raportin e “famshem” per “trafikim organesh, Hasha i Brojes, tallej me te. Madje si per hajgare, edhe e kercenonte. Kur i thosha qe ky zvicerani i ka zbulu edhe burgjet sekrete te CIA-s amerikane ne Poloni, prape tallej. Vetemevete na quante budallenj e te çmendur. Kur i thoshim se nuk e kane me ndonjerin nga keshilltaret e tu, po direkt me ty, prap qeshte me kerthize, sepse me ftyre nuk e kam pa ndonjehere duke qeshur.

Ne vitin 2011-2012, nje diplomat i larte suedez ma dha si porosi qe te pakten Hajredin Kuçit t’i thosha, se nje Gjykate Speciale do behej shpejt, ose permes Keshillit te Sigurise te OKB-se, ose permes Brukselit e Ëashingtonit. -Leni bre keto fore, na thoshte. Besonte fuqishem ne ate qe i thoshte Kristofer Delli, i cili ja bante rrafsh punen e gjerave qe lidheshin me interesat e Kosoves, ngase ai njeri te gjitha rruzat e kuqe te gjakut i kishte para, ndersa ato te bardhat tendera milionesh.

Pastaj filloi loja e tij me opinionin vendor dhe ate nderkombetar. Nje dite fliste per padi ndaj Dickut, diten tjeter dilte me nje bela tjeter. Vendi po shkonte drejt kolapsit ekonomik dhe anarkise totale politike. Hasha ama nuk dorezohej . Delli e kishte garantuar se ai nuk do te “prekej” nga Gjykata.

Filluan takimet neper ambasadat amerikane, gjermane, britaneze, franceze, etj. I vetmi politikan qe e kundershtonte kete Gjykate, ishte kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Gjykata eshte ne dem te UÇK-se, dhe Kosoves, u thoshte te gjitheve. Prej Hashes e teposhte, e perpjete, te gjithe e fyenin Jakupin perpara diplomateve. Jo ne prezencen e tije, kuptohet, vec per çeshtje ftyre, jo se u dhimbej. Njesoj vepronte edhe shoqeria civile, bashke me disa mercenare te mire paguar, te quajtur gabimisht gazetare.

E tash kur u erdhi veza me dal, te gjithe po flasin e po dalin patriota e kundershtare. Jakup Krasniqi, i etiketuar si i “padegjueshem”, “marksist-leninist” e çka jo, po heshte. Ai tha vetem nje fjale: “Atehere e mbroja UÇK-ne, dhe Kosoven, tash nuk e mbroj Hashimin. Atehere mbrohej Kosova, tash Hashimi!!!
Jakup Krasniqi ka folur me vakt, tash edhe mundet me heshte.