Milaim Zeka tregon se si do të votonte në Kuvend për dështimin e Speciales

  22 Dec 2017

“Une mendoj se kjo loje me Bashkesine nderkombetare deshmon qartazi se nje pjese e lidershipit politik te Kosoves, interesin personal e kane gjithmone mbi interesin e Kosoves dhe mbi ardhmerine e femijeve tane”.

Kështu është shprehur Milaim Zeka, deputeti i Kuvendit nga Nisma, që ka folur për situatën e krijuar kundër Gjykatës Speciale gjatë pasdites së sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai e ka bërë të qartë që nuk e mbështet iniciativën për ta ndalur Specialen.

“Sonte po ju percjell vetem nje mesazh te ambasadorit britanez i cili me tha ne Kuvendin e Kosoves se: Shfuqizimi i ligjit per Gjykaten Speciale do te perkthehet ne detyrim te vendeve perendimore per terheqjen e njohjes se pavaresise se Kosoves si dhe largim te forcave te KFOR-it nga Kosova.
Kosova do te izolohet njesoj sikurse Koreja e Veriut”, thotë Zeka.

“Kete shqetesim ia percolla liderit te Nisma-s Z. Fatmir Limaj dhe Z. Jakup Krasniqi. Ish kryetari i Kuvendit te Kosoves deklaroi se ne fillim kur Hashim Thaçi dhe PDK ishin ‘Per’ une isha ‘Kunder’, por tani ne rrethanat e krijuara mendoj se nje veprim i tille eshte me pasoja te paparashikueshme per te ardhmen e Kosoves”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.