Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Milaim Zeka gjatë vazhdimit të seancës për rishikimin e buxhetit të Kosovës, ka akuzuar PDK e LDK për fryrjen e listës për veteranët, raporton Media Kosova
Zeka gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se arsyeja që është fryrë lista për veteranët fajtorë janë PDK e LDK të cilët duhet të japin përgjegjësi përpara prokurorëve.
“Mendoj që kategoria më e ndershme dhe më e respektueshme është kategoria e veteranëve, se kush e ka fry atë listë në 60 mijë për atë duhet të pyeten PDK e LDK përpara prokurorëve”, ka deklaruar Zeka.
Çështja për të cilën ne sot po flasim është punë ekskluzive e PDK e LDK ka thënë Zeka gjatë kohës që fliste për rishikimin e buxhetit.
Ndërsa ka pohuar se ai do ta votojë buxhetin për dy muajt në vazhdim.
“Unë do ta votojë buxhetin për dy muajt që kanë mbetur”, ka përfunduar Zeka, raporton Media Kosova