fbpx
Milaim Zeka tregon se ku dallon Ibrahim Rugova nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Milaim Zeka tregon se ku dallon Ibrahim Rugova nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

  11 May 2019

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka treguar pse e konsideron ish-presidentin Ibrahim Rugova, si burrështetas.Ai ka përmendur një intervistë të presidentit aktual, Hashim Thaçi, në të cilin ka folur për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.Zeka tha se deklarimi i Thaçit për Berishën, se “ani pse ka qenë argat i Millosheviqit, ai prapë e ka falur”, tregon për dallimin mes tij dhe ish-presidentit Rugova.

Madje, Zeka thotë se është gabimi më kardinal i Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limës, e shumë të tjerëve.Zeka thotë se dallimi mes tyre dhe Ibrahim Rugovës, është se ky i fundit nuk e ka falur Sali Berishën, madje shton se nuk ia ka zgjatur as dorën.