Milaim Zeka tregon kush mund të jetë kryeministër

Milaim Zeka tregon kush mund të jetë kryeministër

  17 Sep 2019

Milaim Zeka, kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, ka thënë se përdëllim nga të gjithë liderët e tjerë, Atifete Jahjaga meriton të jetë kryeministre e Kosovës.

Ai ka thënë se asnjëri nga liderët e partive nuk duhet të jetë kryeministër i Kosovës sepse nuk e meritojnë.

Por, këtë qëndrim nuk e ka pasur për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën. Zeka e ka cilësuar Jahjagën si politikanen e vetme që na e ka zbardhë fytyrën tek ndërkombëtarët.

“Sinqerisht nuk e di kush mund të jetë kryeministër konsensual. Asnjëri nga liderët nuk e meriton të jetë kryeministre. Atifete Jahjaga është e pjekur politikisht, ajo është njëri ma autoritativ sepse është e vetmja politikane që e zbardhë fytyrën tek ndërkombëtarët, ka thënë Zeka në T7.

Madje ai ka uruar që ndërkombëtarët të na e propozojnë një kryeministër si Atifetje.

“Dhashtë zoti, si na e kanë bërë me Atifete Jahjagën, na e propozojnë edhe një kryeministër”, ka thënë Zeka.

Si përfundim, ai ka thënë se çdo qeverisje e mundshme varet nga LDK’ja.

“Krejt varet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse ka qenë dhe vazhdon me qenë njëra nga tri forcat politike në vend, dhe kahja politike në këtë kohë varet vetëm nga LDK’ja”, shtoi Zeka.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.