Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka hedhur poshtë deklaratat e drejtorit të Insajderit Parim Olluri, i cili ka thënë që sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi lidhet me shkrimet e tij ndaj Milaim Zekës.
Zeka për Gazeta Blic tha që Parim Olluari tash e paska marrë rolin e prokurorit, dhe deklaratat e tilla nuk janë të vërteta.
“Parim Olluri paska marrë rolin e prokurorit, unë si deputet e dënoj këtë sulm ndaj tij, dhe dhuna nuk është zgjidhje”, tha Zeka për Gazeta Blic.
Po ashtu zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për sulmin ndaj drejtorit të ‘Insajderit’, Vehbi Kajtazi. “Në ora 14:30 kemi marrë informatë për një rast sulmi dhe jemi duke u marrë me rastin ekipet kanë dalë në vendin e ngjarës”, ka deklaruar Ahmeti për Gazeta Blic.
Gazetari dhe kryeredaktori i ‘Insajderit’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës.
Theme : Good News Lite