Milaim Zeka: Po t’i fitoja 70 deputetë, postin e kryeministrit do t’i dorëzoja këtij personi

Milaim Zeka: Po t’i fitoja 70 deputetë, postin e kryeministrit do t’i dorëzoja këtij personi

  17 Sep 2019

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka ka deklaruar se në Nismë kishte shkuar hatri i Jakup Krasniqit dhe se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i kësaj partie.“Kurrë nuk kam qenë anëtar i Nismës”, ka deklaruar Zeka në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.“Atje kam shkuar vetëm për hatër të Jakup Krasniqit. Mirëpo dua të them se gjatë kohës kur kam qenë deputet isha opozitë më e madhe ndaj qeverisë se sa vetë opozita”, thotë ai.

Tutje Zeka ka thënë se të gjitha akuzat që janë kundër tij janë të rreme dhe nuk vlejnë.“Nuk janë të vërteta akuzat se unë kam futur njerëz të afërt në punë. Po ashtu procesi gjyqësor për viza është i montuar nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Lumezi. Le të thotë dikush se Milaimi më ka mashtuar dhe unë do jap dorëheqje nga jeta politike menjëherë”, thotë ai.Ai e ka pranuar se gjasat që ai të zgjedhet si kryeministër, përkundër se është nominuar nga partia e tij, janë të vogla. Por ai ka thënë se edhe po të fitonte një shumicë nuk do e pranonte postin e kryeministrit.

“Edhe po të i fitoja 70 deputetë, përsëri postin e kryeministrit do i dorëzoja Albinit apo dikujt tjetër”, ka thënë Zeka.“Këto do i bëja vetëm që të ecin proceset përpara. Mirëpo nuk do lëshoja pe në programin tim. Unë e kam refuzuar postin e ministrit vetëm që të jam deputet. I kam thënë Kadri Veselit në një bisedë personale, që ai nuk ka shansa të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin”, tha Zeka.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.