fbpx

Milaim Zeka: Ma sillni Frasherin perseri ne debat

  06 Oct 2017

Milaim Zeka i gatshëm të debatoi sërish me Frashër Krasniqin
Një javë pas debatit që esklaoi në dhunë mes Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, deputeti i Nismës për Kosovën ka thënë se do të debatonte sërish me deputetin e Vetëvendosjes, nëse do të ishte e nevojshme.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në televizionin Klan, Zeka ka thënë se nuk do ta kishte problem po të ballafaqohej në një debat sërish me Krasniqin.

“Po ta ftoje sot ti këtu edhe Frashërin, për mua nuk do të ishte problem që të debatoja me të sepse nuk frikësohem”, ka thënë Zeka.

Të premtën e kaluar, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi u rrahën me njëri-tjetrin live në emisionin “Info Lokale” në Klan Kosova. /I