fbpx

Milaim Zeka ‘godet’ Rexhep Selimin, ja çka i thotë për Frashër Krasniqin

  02 Oct 2017

Po sillet shumë debati rreth Listës Serbe. Lista Serbe për 3 muaj rresht nuk ka qenë fajtore që ne qytetarët e Kosovës i kemi lënë pa Qeveri dhe institucione.

Hera e parë që ministri i Bujqësisë paka mundësi që të punësojë bujq.

E dinë që ai nuk ka menaxhuar me pare. Me pare menaxhojnë institucionet e tjera të ministrive.

Deputetit i Kosovës nga radhët e NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka ka kritikuar dhunën që po përdoret në vend të argumenteve.

Ai ka ftuar gjithë deputetët e opozitës të cilët kanë argumente të nisin procedurat për hetimet, se do ta kenë përkrahjen e tij dhe të nisin të hetojnë e të mos përdorin dhunë.

“Unë pres nga gjithë deputetët e Kosovës të hapën hetimet për borde për proceset e privatizimit, mu më keni me veti. Të hapim hetime për korrupsione, si është shitur KEDS-i, kujt i është falur KEDS sa këtu më keni. Por jo, sepse ju që thirrni në emrin e patriotizmit ju folni shqip por jeni më zi se Lista Serbe. Kemi deputetë të rinj, eja të hetojmë SHIK-un e keni nënshkrimin tim. Pse çka po ju pengon vetëm Shik-u dhe jo UDB-ja.. por jo me dal në portale dhe jo të më akuzoni familjarisht, sepse unë që kam jetuar nëpër Evropë le të merr raportin tim nga shtetësitë evropiane a kam qenë në burg ndonjëherë. Ndërsa për luftën time le të fol komandanti im që është ulur”, ka thënë Zeka.

Zeka e ka akuzuar Rexhep Selimin se e ka mbrojtur aktin e Frashërt Krasniqit i cili ditë më parë e grushtoi Zekën gjatë një emisionin televiziv.