fbpx
Milaim Zeka e zbulon skenarin: Disa politikan duan ta falimentojmë Telekomin, dhe t’ia japin pastaj Z Mobile

Milaim Zeka e zbulon skenarin: Disa politikan duan ta falimentojmë Telekomin, dhe t’ia japin pastaj Z Mobile

  13 May 2019

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, thotë se rasti në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, mes Telekomit dhe Z-Mobile është humbur për shkak të lëshimeve nga ana e kompanisë publike.

Zeka në emisionin Frontal të Televizionit 7 ka thënë se disa prej udhëheqësve në Kosovë kanë interes që Telekomi të falimentojë, e në fund t’ia japin Z-Mobile’it.“Disa liderë të shtetit duan që ta falimentojnë Telekomin, ashtu që t’ia dorëzojnë celësat Z-Mobile’it”, ka thënë deputeti Zeka.

Ai thotë se do të vijë një ditë kur biznesmeni Blerim Devolli, që është pronar i operatorit mobil, Z- Mobile, e i cili ka përfituar për 10 vjet nga Telekomi.

Ka me ardhë një ditë, një prokuror kur Blerim Devollit t’i ketë edhe 90 vjet, atë kanë me e vendos para drejtësisë, atë dhe biznesët që i përmenda”, është shprehur Zeka.

Telekomi ka humbur rastin në Arbitrazh, duke iu detyruar Z-Mobile’it rreth 32 milionë eurot. 4.5 milionë euro i janë kthyer, e tash kompania e Blerim Devollit po i kërkon edhe borxhin prej 25.9 milionë euro.