fbpx

Milaim Zeka e “rëndon” me fjalë Ramushin para krejt deputetëve…

  06 Dec 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për mospjesëmarrjen e të gjithë ministrave në Kuvendin e Kosovës.Zeka, po ashtu ka paralajmëruar Kryeministri Haradinaj që nëse vazhdohet kështu do të marrin rolin e opozitës për të shkarkuar këtë qeveri.

“Kryeministër, tërhiqja vëmendjen ministrave që të vijnë në Kuvend. Sepse ne jemi mbi juve, kur të dojmë ju rrëzojmë dhe kur të dojmë ju çojmë. E kam shumë seriozisht, Kryeministër ju po vini këtu për të na dëgjuar ndërsa ministrat nuk po vijnë, vetëm atëherë kur por iu teket. Ejani në Kuvend ose lerni çelsat dhe veturat e shkoni në shtëpi”, u shpreh Zeka.

Ndryshe, LDK-ja ka paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë “Haradinaj” për në pranverë të vitit të ardhshëm