Mësohet se çfarë i propozoi Pacolli Daçiqit për Mitrovicën veriore

  29 Nov 2017

Ministri i Punëve të jashtme i Kosovës Begjet Pacolli sot në Washington ka folur në konferencën e Këshillit të Atlantikut me temën “Po vjen stuhia? Formësimi i të ardhmes së Ballkanit në epokën e pasigurisë”.

Ai, siç njofton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe, ka vlerësuar se është e domosdoshme të zvogëlohet burokracia, të forcohet ndërmarrësia private dhe të sillen lojtarët globalë në rajon.

Pacolli ka thënë se është e nevojshme të thyhen monopolet, duke theksuar se Serbia ka monopol në komunikacionin ajror, bujqësi dhe në sfera të tjera.

Pacolli ka deklaruar se është e nevojshme prania më e madhe e kompanive amerikane në rajon.

“Kosova është shtet i ri, jemi të hapur për partneritet privat si dhe për zona të tregtisë lirë. Daçiq, eja ta shpallim Mitrovicën veriore zonë të lirë tregtare. Sepse vetëm me krijim të punëve mund ta zvogëlojmë ndikimin e politikës”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.