fbpx

Mësohet se çfarë gjëra të ndaluara kishte futur Millosheviqi në Gjykatën e Hagës

  29 Nov 2017

Helmi në gjykatën e Tribunalit të Hagës dhe sjellja e çdo gjëje tjetër që është e ndaluar, është brengosës dhe i papranueshëm, ka thënë Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e Tribunalit të Hagës.

“Kjo nuk është hera e parë që mjete të ndaluara të futen në Tribunal. Hera e parë ka qenë në rastin e Slobodan Milosheviqit dhe atëherë kemi parë kur ai e kishte marrë kundër ilaçin për tension të lartë dhe tash. Është shokuese që ka ndodhur kjo dhe nuk e di se si sigurimi nuk e ka penguar këtë”, ka thënë Hartmann, transmeton koha.net.

Hartmann për revistën ‘start’, siç përcjell “blic”, thotë se është vështirë të ndalohet vetëvrasja nëse dikush ka vendosur për të, por është dashur që në Tribunal të pamundësohet futja e çfarëdo mjeti që nuk nevojitet për proces.

“Kur kam qenë në burgun francez nuk më është lejuar të fus as çokollatë, ndërsa tani helmi u fut në Tribunal”, tha ajo.