fbpx

MËSOHET KUR DO TË ZHVILLOHET MEÇI I SHUMËPRITUR JOSHUA – FURY

  20 Dec 2017

Eddie Hearn, promotori britanik i boksit dhe menaxheri i kampionit të botës në peshat e rënda Anthony Joshua, ka deklaruar sot se nëse gjërat do të shkojnë të gjitha sipas parashikimit, Joshua dhe Tyson Fury do të përballen mes tyre në fund të vitit të ardhshëm, shkruan Telesport.

“Joshua është në gjendje të zhvillojë 3 duele për titull brenda një viti, çka do të thotë që ai mund të përballet me Parker, Wilder dhe Fury brenda 2018-ës”, u shpreh Eddie Hearn.

Por dueli i tretë me Fury mund të shtyhet për në pranverën e vitit 2019 dhe për promotorin ajo është data ideale për këtë derbi mes dy boksierëve britanikë.

 

“Siç e thashë, Fury ka një shans të duelojë me Joshua pas një viti. Në një botë ideale, Joshua mund të zhvillojë 3 përballje të këtij kalibri, por unë besoj se sfida Joshua-Fury do të zhvillohet në pranverën e vitit 2019. Nuk kemi pse t’i përshpejtojmë gjërat, pasi fillimisht Joshua do të përballet me dy kampionë bote për unifikimin e titujve. Deri atëherë do të shohim se në çfarë gjendje do të jetë Fury”, u shpreh më tej Eddie Hearn.