MËSOHET KUNDËRSHTARI I RI I MUNDSHËM I ANTHONY JOSHUAS [FOTO]

  16 Dec 2017

Anthony Joshua ka mësuar emrin e kundërshtarit të tij të mundshëm për meçin e radhës.

Kundërshtari i mundshëm i Anthony Joshuas mund të jetë boksieri rus Alexander Povetkin, raporton Sky Sports, përcjell Insajderi

Povetkin mposhti rivalin Christian Hammer për titull të eliminatoreve të peshave të rënda të premten mbrëma, duke u bërë një prej kandidatëve të mundshëm të Anthony Joshuas.

Rusi dominoi në 12 rundtet e tij, me rezultat 120-107, 120-108 dhe 118-108, duke treguar superioritetin e tij në këtë përballje.

Boksieri 38-vjeçar tani mund të bëhet sfiduesi i Joshuas për titullin e WBA, të cilin Joshua e fitoi ndaj Klitschkos në Wembley, në muajin prill të këtij viti.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.