Merret vendimi per Fatmir Limajn!

  13 Oct 2017

Qeveria merr vendim, Limaj ngarkohet t’i koordinoj politikat ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm rajonal dhe mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është vendosur që në emër të Qeverisë se Kosovës të udhëheqë dhe të koordinoj me politikat ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë se Kosovës.
Kjo detyrë e re i është dhënë Limajt me qëllim të thëllimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm rajonal dhe mbikëqyrjes se zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore.

“Zëvendëskryeministri Limaj, ngarkohet për Organizmin e Mbledhjeve të përbashkëta me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe organizimet e mbledhjeve tjera eventuale”, thuhet ndër të tjera në vendimin e sotëm të mbledhjes se Qeverisë.

Kësisoj, Limaj do merret edhe me koordinimin ndërministror të qeverisë . Ndryshe, më 27 nëntor të këtij viti do të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive shqiptare në Korçë të Shqipërisë.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.